Koreja e Veriut i kërkoi Rusisë leje që delegacioni i saj të marrë pjesë në samitin e Asia-Pacific Economic Coorporation (APEC) të vitit 2012, i cili do të mbahet në Vladivostok në fillim të shtatorit. Për këtë njofton Agjencia France-Presse me referim në faqen e Internetit të gazetës japoneze "Yomiuri Shimbun".

Koreja e Veriut nuk është anëtare e APEC prandaj në samit mund të marrë pjesë vetëm si mysafire. Reagimi i zyrtarëve rusë pas marrjes së këtij informacioni ende nuk është bërë i ditur.

0Informacioni rreth qëllimit të Koresë së Veriut për të marrë pjesë në samit erdhi pasi u bë e ditur se më 29 gusht ajo synon të zhvillojë për herë të parë në katër vitet e fundit negociata bilaterale me Japoninë.