Estonia dhe Rusia duhet të marrin medoemos masa për zhvillimin e marrëdhënieve në nivelin më të lartë politik. Një opinion i tillë u shpreh nga Ministri i Jashtëm i Estonisë Urmas Paet në intervistën e tij dhënë gazetës "Latvijas avize”.

Sipas vlerësimit të Ministrit, për tregtinë dhe marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve aktualisht janë karakteristike stabiliteti dhe dinamika pozitive e rritjes. Kurse në nivelin politik, sidomos atë më të lartë, sipas Urmas Paet, në vitet e fundit nuk është vërejtur progres dhe ndryshime të shpejta nuk parashikohen, sepse në Rusi shtetet balltike "i fajësojnë për faktin se ato kanë zgjedhur rrugën e anëtarësimit në BE dhe NATO".

0"Ndryshimet do të ndodhin vetëm atëhere, kur në politikën ruse të vijë brezi që nuk do të ketë një të kaluarë sovjetike" - përfundoi Kreu i Ministrisë së Jashtme të Estonisë.