0Ndërsa në Teheran arritja e këtij qëllimi do të jetë madje krejtësisht e pamundur, sepse Irani është një nga aleatët kryesorë të Sirisë.

Mohammad Mursi doli me një thirrje të tillë në prag të udhëtimit të vet në Pekin. Presidenti egjiptian aktualisht po përpiqet të avancojë fuqimisht idenë e krijimit të një "grup kontakti" ndërmjetësuesish për Sirinë me përfshirjen në të të pjesëmarrësve të tillë si Egjipti, Arabia Saudite, Turqia dhe Irani.

Teorikisht, natyrisht, krijimi i një grupi të tillë është plotësisht i mundur, por shanse reale për këtë nuk ka, mendojnë ekspertët rusë. Boris Dollgov, një nga ekspertët e Institutit rus të Studimeve Orientale, konstaton se interesat e këtyre vendeve janë pothuajse diametralisht të kundërta.

- Unë mendoj se Mohammad Mursi është me të vërtetë i interesuar në zgjidhjen e krizës siriane, meqenëse ky është fillimi i veprimtarisë së tij në lëmin e politikës së jashtme për avancimin e interesave të Egjiptit në arenën ndërkombëtare. Por nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të ulë në tryezën e bisedimeve opozitën dhe autoritetet siriane. Nëse ai do të insistojë për largimin e Al-Assadit nga pushteti, vetë çështja nuk do të gjejë zgjidhje. Nisma e tij do të pësojë fiasko.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë deklaruar se nuk shohin pikë kuptimi në iniciativën e Kajros. Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli se Teherani "nuk është pjesë e zgjidhjes, por pjesë e problemit". Gati pikë për pikë këtë deklaratë e artikuloi edhe opozita siriane. Sergei Demidenko, eksperti orientalist rus, është mëse i bindur se Bashar Al-Assad nuk do të japë vullnetarisht dorëheqjen nga pushteti.

- Bashar Al-Assad nuk do të largohet me vullnet të lirë, sepse largimi i tij do të thotë asgjësim fizik i vetë Assadit, i gjithë të klanit të Assadit, dhe, me propabilitet të lartë, likuidim fizik i komunitetit të Alavitëve. Përsa i përket pozicionit të Mursi, ai ka shumë mundësi të thotë se regjimi do të bjerë. Jo së shpejti, por atë do ta rrëzojnë megjithatë.

0E marrë në vetvete nisma e re e Presidentit egjiptian reflekton përpjekjet e tij për të korrigjuar politikën e jashtme të Kajros. Gjatë drejtimit të Presidentit Hosni Mubarak ajo ishte e orientuar nga Shtetet e Bashkuara. Kurse tani Mursi po kthehet me fytyrë nga fqinjët e tij në rajon. Pas përmbysjes së Shahut dhe Revolucionit Islamik të vitit 1979 asnjë lider i Egjiptit nuk ka qenë në Teheran. Përfshirja e Iranit në "grupin e kontaktit" është një gjest simbolik. Kurse në Lindje (Orient) simbolika shpesh herë merr forma pothuajse të prekshme, materiale.