Shkarko audiofailin


Stefan D., kreu i një familje cigane (rome), i cili u transferua në Britaninë e Madhe nga Republika Çeke, ka tentuar vetëvrasjen kur organet vendore të sigurimit të kujdestarisë, në fakt, i morrën atij dhe gruas tre fëmijët e tyre. Një fat të njëjtë (i morrën pesë fëmijët) ka pësuar edhe një familje sllovake emigrantësh romë.

Televizioni i Bratislavës, i cili tregoi këto kuadro, në kuptimin e plotë të fjalës e bëri të shpërthejë opinionin publik lokal. Ja se ç’tregoi me telefon për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” nga kryeqyteti sllovak publicisti Dushan Kern:

- Fakti që romët marrin rrugën drejt Britanisë së Madhe nuk është ndonjë gjë e re. Romët udhëtojnë për të gjetur "një fat më të mirë" atje ku mbështetja sociale është më e fortë. Por ngjarja që ndodhi me emigrantët Veronika Conkova dhe Miroslav Gogol nga qyteti lindor sllovak Humenné shkaktoi në gjirin e shoqërisë një shok të vërtetë. Askush nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se mund t’i merren në këtë mënyrë, pa problem fare, prindërve pesë (!) fëmijët. Motivi: familja nuk mund të kujdeset vetë për ta. Përfaqësuesja e Qendrës ndërkombëtare të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve në Ministrinë sllovake të Ndihmës Sociale Andreja Cisarova fluturoi posaçërisht për në Londër që të sqarojë në vend çështjen me konfliktin. Dihet tashmë se kreu i familjes rome ishte përpjekur të gjente punë në Angli, por pa sukses. Pastaj kësaj ai u drejtuan në organet e mbështetjes sociale të personave me të ardhura të pamjaftueshme. Si rezultat i kësaj, në shtëpinë e tij ia behu policia së bashku me përfaqësuesit e organeve të sigurimit të kujdestarisë. Ata iu referuan rregullave të reja, të cilat lejojnë marrjen përkohësisht të fëmijëve nga familje të tilla, të vendimit përkatës të Gjykatës së Strasburgut ... Ndërkohë, tek ne të gjithë thonë se fëmijët nuk ia kanë marrë familjes rome përkohësisht, por përgjithmonë, me qëllim të adaptimit të tyre të detyruar në shoqëri.

Mos ndoshta kjo është një nga mënyrat me anë të së cilës evropianët po përpiqen të zgjidhin “problemin cigan (rom)”?

Ekziston mendimi, se duke vepruar kështu autoritetet britanike duan të frikësojnë romët për të ndaluar migrimin e tyre në Britani. Për më tepër, frikësojnë romët e ardhur nga Sllovakia dhe Republika Çeke, edhe pse, në fakt, problem serioz për Anglinë, Francën, dhe Evropën, në përgjithësi, janë... romët rumunë dhe bullgarë. Numri i këtyre të fundit të ardhur në Botën e Vjetër është shumë herë më i madh. Dhe pikërisht kjo është arsyeja (gjë për të cilën është e turpshme të heshtet) e procesit të zgjatur të bashkimit të Rumanisë dhe Bullgarisë me Marrëveshjen e Shengenit. Sepse të gjithë i druhen tej mase emigrimit të pakontrolluar të romëve. Me pak fjalë, BE-ja është përballur me një problem jashtëzakonisht serioz tani.

Evropa vë në dukje kriminalitetin në mjedisin rom, ngurrimin, mosdëshirën e familjeve cigane për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë, papranueshmërinë e mënyrës së tyre të jetesës nga evropianët. Por detyrimi i dhunshëm i romëve për integrim në qytetërimin evropian është rrugë e drejtpërdrejtë që çon në shkeljen e të drejtave të njeriut.