Policia e Bolivisë konfiskoi dy ton uranium që ruheshin në garazhin e një ndërtese në qendër të qytetit La Paz, kryeqytetit administrativ të vendit.

Bashkëpunëtorët e organeve të mbrojtjes së ligjit ditën e martë arrestuan katër qytetarë bolivianë, të cilët ngarkuan substancën e rrezikshme nga një makinë në një tjetër pa zbatuar ndonjë masë sigurie.

0Siç deklaroi Zëvendësministri i Brendshëm Jorge Perez ka mundësi që malli ka hyrë në territorin e vendit "tranzit", ndoshta nga Brazili ose Kili, dhe kishte për qëllim dërgimin në Evropë. Në Bolivinë vetë nuk ka prodhim uraniumi.