Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) deklaroi mbi ngritjen e një grupi të posaçëm pune për problemin e Iranit ("Irani Task Force"). Sipas njoftimit të Agjencisë Associated Press, ai do të zbatojë marrëveshjet e arritura në procesin negociator mbi çështjen bërthamore të Iranit.

Grupi punues do të monitorojë gjithashtu respektimin nga Teherani të rezolutave të ANEA-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kështu, është planifikuar rritja e kontrollit mbi programin bërthamor të Iranit dhe parandalimi i krijimit të armës bërthamore në këtë vend.

0Shtetet e Bashkuara, një sërë vendesh të tjera perëndimore dhe Izraeli dyshojnë Iranin për zhvillimin e armës bërthamore nën maskën e programit paqësor bërthamor. Teherani e mohon në mënyrë kategorike këtë.