0Pasi u ndodh në Rusi, mbas ekstradimit nga Ukraina, ai deklaroi se ka qenë vetëm dëshmitar i veprave penale që i inkriminohen atij, kurse organizatori i vërtetë i tyre ishte Rusllan Madajev, i cili vdiq në Odessa gjatë detonimit të një mekanizmi shpërthyes në apartamentin e marrë prej tyre me qira. Më parë Ilia Pjanzin pat pohuar, se për gjithçka është fajtor qytetari i Republikës së Çeçenisë Adam Osmajev, i cili u arrestua në një kohë me të.

Ndryshimi i vazhdueshëm i versioneve i jep atij kohë dhe mundësi për të gjetur mbrojtës jashtë vendit, thotë eksperti rus Dimitri Abzallov:

- Ky version është i leverdisshëm për të dyshuarin sepse do të jetë shumë e vështirë për të kërkuar dëshmi suplementare për ngritjen e aktakuzës. Kjo madje mund të jetë e lidhur me përpjekjen për të shtyrë procedurën e hetimit ligjor. Me sa duket nga të gjitha, i dyshuari nuk e kishte çuar ndonjëherë nëpër mend se atij do t’i duhet të dalë përpara gjyqit.

0Duam t’ju kujtojmë se Ilia Pjanzin dhe Adam Osmajev, i cili ishte shpallur në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë, u arrestuan në Odessa në prill të këtij viti. Atëherë bashkëpunëtorët e shërbimeve të sigurimit të Rusisë dhe Ukrainës njoftuan se operacioni i përbashkët për gjurmimin dhe kapjen e kriminelëve u kurorëzua me sukses. Menjëherë pas arrestimit Ilia Pjanzin u tregoi shërbimeve speciale, se së bashku me Adam Osmajevin po përgatisnin për të realizuar një sulm terrorist në Moskë menjëherë pas inaugurimit të Presidentit Vladimir Putinit. Pjanzin u ekstradua në Moskë të shtunën e kaluar, më 25 gusht. I pandehuri kryesor i rastit (çështjes) në fjalë Adam Osmajev mbetet tani për tani në Kiev. Është bërë e njohur se mbrojtja e tij ka apeluar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Me vendim të Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës Viktor Pshonka, deri në marrjen e vendimit nga ana e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut Kievi nuk do t’ia dorëzojë atë Rusisë, ku dy të dyshuarit do të përballen me dënimin nga 20 vjet burg e deri me burgim të përjetshëm.