Pirja e marihuanës në moshë të re mund të shkaktojë dëm afatgjatë në intelekt, kujtesë dhe përqendrimin e vemendjes, mendojnë studiuesit britanike dhe amerikane.

Shkencëtarët kanë vëzhguar përgjatë 20 viteve një grup prej më shumë se një mijë banorë të Zelandës së Re. Ata që filluan të përdorin marihuanë në moshën e adoleshencës, arritën rezultate shumë të këqija në testet e koeficientit të inteligjencës ose IQ.

0Sipas fjalëve të njërit prej studiuesve, humbja e disa pikëve IQ në moshën e adoleshencës të mbushur me probleme në sfera të rëndësishme të jetës, ndër të tjerash mund të ndikojnë në rezultatet në arsim dhe në nivelin e të ardhurave.