0Në kohën e stërvitjeve ushtarakët rusë së bashku me kolegët e tyre nga Komanda e mbrojtjes ajrore-kozmike të kontinentit të Amerikës së Veriut (NORAD) «zbrapsën» sulmin e rrëmbyesve konvencionalë të avionit me pasagjerë dhe kanë praktikuar shoqërimin e tij. Vëmendje e veçantë iu kushtua gjatë kësaj procedurës së "transferimit" të kontrollit mbi avionin nga njëri vend tjetrit.

Skenari i manovrave ushtarake nuk është zgjedhur rastësisht. Rrëmbimi i aeroplanëve ka qenë dhe mbetet një nga objektivat kryesore të terroristëve në mbarë botën. Mjafton të kujtojmë sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA apo hedhjen në erë të dy avionëve rusë në gusht të vitit 2004. Përballimi i rreziqeve të terrorizmit ajror është detyrë numër një e shërbimeve speciale të të gjitha vendeve, thotë Presidenti i Shoqatës Anti-Terroriste Ndërkombëtare Joseph Linder:

- Problemi i terrorizmit i kërcënon të gjithë, ndryshojnë vetëm format dhe përmasat e tij. Vetë faktori i rrezikut do të vazhdojë të ruhet ende dhe për një kohë të gjatë, vetëm se në çdo periudhë të re kohore do të evidentohen aspekte të reja që do të kërkojnë dhe zgjidhje të reja. Stërvitjet ushtarake "Vigilent Eagle 2012" janë mjaft aktuale, sepse në rajonin e zhvillimit të tyre ndodhen kufijtë e disa shteteve.

Sipas vlerësimeve të NORAD, manovrat në fjalë do t’i shërbejnë zhvillimit të bashkëpunimit në mes të Forcave Ushtarake Ajrore ruse dhe sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore-kozmike të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. "Përvoja tregon se bashkëveprimi në situata të tilla kritike, si për shembull përballja me një sulm terrorist, është i domosdoshëm”, - tha Kryeredaktor i portalit «AVIA.RU» Roman Gusarov:

- Stërvitje të tilla ndërkombëtare synojnë, në radhë të parë, vendosjen e mirëkuptimit të ndërsjellë midis shërbimeve speciale dhe strukturave ushtarake të vendeve të ndryshme. Në rast se krijohet ndonjë situatë e Forcës Madhore, ajo nuk duhet të na gjejë të papërgatitur, nuk duhet të krijojë konfuzion. Për shembull, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 u deklaruan se nëse avioni nuk denjon të hyjë në kontakt, ai duhet të rrëzohet. Por jo gjithmonë ekuipazhi i avionit nuk hyn në komunikim për shkak të kapjes nga terroristët, shkaku i kësaj mund të jetë edhe thjesht disfunksionimi teknik i aparaturave.

0Stërvitjet ndërkombëtare ushtarake "Vigilent Eagle 2012" po zhvillohen tashmë për herë të tretë. Për herë të parë manovrat me pjesëmarrjen e Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, SHBA-ve dhe Kanadasë u mbajtën në vitin 2010. Ushtarakët praktikuan operacionet për kërkimin, zbulimin dhe uljen e detyruar me anë të gjuajtësve të dy avionëve luftarakë, të cilët, sipas legjendës, ishte kapur nga terroristët.