Piratët kapën një anije greke në brigjet e Togo-s, në Gjirin e Guinesë. Në bordin e cisternës janë 24 anëtarë të ekuipazhit.

0Ky është rasti i dytë i rrëmbimit të anijes në Gjirin e Guinesë në dy javët e fundit. Ndërsa gjithsej, që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave të Byrosë Ndërkombëtare Detare (International Maritime Bureau, IMB), pranë brigjeve perëndimore të Afrikës nga piratët janë kapur gjashtë anije.