0Gjatë kësaj për një vit vëllimi i shitjeve të armëve të prodhuara në Shtetet e Bashkuara është trefishuar.

SHBA zotërojnë teknologjitë më moderne dhe investojnë mjete kolosale financiare në prodhimin e armëve. Falë kësaj armët e tyre superojnë në shumë tregues produktet analogjike të vendeve të tjera. Por shitja e armëve është, në radhë të parë, politikë. Pikërisht ajo dhe kushtëzon popullaritetin jashtëzakonisht të lartë të industrisë ushtarake amerikane, tha analisti politik rus Vladimir Jevsejev:

- Ekziston një numër i madh shtetesh që prodhojnë armë të cilësisë së mirë. Në veçanti, armatime të cilësisë shumë të lartë prodhon Izraeli. Megjithatë është plotësisht e qartë se potenciali i Izraelit dhe SHBA-ve është i pabashkëmatshëm. Në të njëjtën kohë SHBA përdorin shpesh elementet e presionit politik, siç ndodhi kjo, për shembull, në kohën e tenderit për helikopterët në Turqi. Vendimi për pranimin në shërbim të këtyre apo atyre armëve është një vendim i madh politik.

Duke e shfrytëzuar me mjeshtëri të madhe gjendjen në botë, amerikanët zgjidhin problemet e ekonomisë e vet dhe ndryshojnë balancën e fuqisë ushtarake në pika të ndryshme të rruzullit tokësor, vazhdon Vladimir Jevsejev:

- Aktualisht SHBA-ja është në fazën e zgjerimit të eksporteve të veta, duke shfrytëzuar shqetësimin e fortë të disa shteteve në sferën e sigurisë, të lidhur me programin bërthamor të Iranit. Kështu, në funksion të përshkallëzimit të konflikteve me Iranin monarkitë arabike vendosën të rrisin ndjeshëm blerjet e armatimeve amerikane. Fjalë bëhet kryesisht për mjetet e mbrojtjes nga raketat.

Vetëm Arabia Saudite gjatë vitit të kaluar ka blerë armë amerikane për 33 miliardë $. Nuk mbeten pas saj edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Katari - vende këto që kanë bërë blerje të mëdha të armëve në SHBA.

Përsa i përket shitjes së armëve ruse, në raportin e Kongresit të SHBA thuhet se vëllimi i tyre në vitin 2011 arriti në rreth 5 miliardë $. Kjo shifër është nënvleftësuar në mënyrë të konsiderueshme, tha në intervistën e vet me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti ushtarak rus Igor Korotçenko:

- Të dhënat e përmendura nga Shërbimi i Hulumtimeve të Kongresit amerikan nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të punëve. Rusia renditet në vendin e dytë me një vëllim të shitjes së armëve prej rreth 14 miliardë dollarë në vit.

0Ekspertët vërejnë se armët ruse kanë konsumatorin e vet, i cili vlerëson, në radhë të parë, raportin efektivitet-cilësi-kosto.