Prokuroria e qarkut periferik parisian Nanterre hapi sot një hetim në lidhje me rrethanat e vdekjes së udhëheqësit palestinez Jaser Arafat (Yasser Arafat), i cili vdiq në vitin 2004 në një spital ushtarak pranë Parisit, njofton Agjencia AFP. Hetimi filloi një muaj pas kërkesës së bërë nga e veja e Arafatit. Ajo akuzon persona të panjohur për vrasjen e burrit të saj.

0Jaser Arafati vdiq më 11 nëntor të vitit 2004 në spitalin ushtarak Percy nën Paris, ku ai u shtua disa ditë para vdekjes së tij. Në fillim të korrikut kanali televiziv i Katarit “Al Jazeera” ka publikuar rezultatet e hetimit vetiak, i cili tregoi se Arafati mund të ketë vdekur nga efektet e ekspozimit ndaj rrezatimit të poloniumit. Kjo deklaratë është bërë në bazë të rezultateve të studimit të gjërave personale të Arafatit, të zhvilluar nga Institutit zviceran i Radiofizikës në Lozanë.