0Për krijimin e këtij aeroplani të ri do të shfrytëzohen teknologjitë perspektive të këtyre projekteve. Për llogari të këtyre teknologjive ky program do mund të realizohet në afate më të shkurtëra kohore dhe në një shkallë të madhe unifikimi me bazën e avionit MS-21, deklaroi Presidenti i KBNAR-së Mihaill Pogosjan. Një vendim i tillë u heq vizën diskutimeve në lidhje me atë, se në ç’mënyrë duhet zhvilluar segmenti i prodhimit të avionëve për distanca të afërta dhe të mesme. Aktualisht, tregu i këtyre aeroplanëve është ndër më të kërkuarit në botë dhe që të futesh aty, duhen prodhuar të tillë avionë, që të jenë të aftë të konkurrojnë me airobus-ët “A-320” dhe “Boing-737”. Kësisoj, KBNAR propozon një projekt të ri. Në të vërtetë, drejtuesi i korporatës bëri të ditur publikisht atë që tashmë flitej jo zyrtarisht: nevojitet, që gjithësesi të bashkohen në një të vetëm dy lloje avionësh, konstruksionin e të cilëve proçedon kjo korporatë, pra “Superjet-i” dhe “MS-21”, thekson eksperti i fushës Maksim Pjadushkin:

- Kuptohet, që në një moment të dhënë këto dy projekte duhet të njësohen, më saktë, KBNAR-ja do të përftojë një linjë të re aeroplanësh me 95-210 vende, për më tepër të unifikuar. Sepse aktualisht, këto dy projekte dallojnë shumë nga njëri-tjetri, qoftë nga pikpamja e konstruksionit, ashtu edhe për nga përbërja e furnitorëve.

Kërkesa e tregut për avionët e llojit “Superjet” presupozon prodhimin e më shumë se 800 avionëve të tillë, ndërsa volumi i tregut për avionë me 130-140 vende është në një sasi prej 300-400 njësi.

Sa i përket MS-21, ai është i destinuar për transportin e pasagjerëve në linjat ajrore të brendshme dhe ato ndërkombëtare. Supozohet krijimi i në lloji avionësh me 150, 180 dhe 200 vende përkatësisht. “MS-21” do të pajiset me motorë të firmës Pratt & Whitney, ndërsa në të ardhmen mendohet që në avion të instalohen motorët rus me perspektivë PD-14. Krahët e avionit do të jenë me përbërje prej materialesh kompozite.

Shfrytëzimi i teknologjive të prodhimit të “MS-21” dhe “Superjet” do të mundësojë arritjen e efektivitetit ekonomik dhe shkurtimin e afateve për realizimin e projektit të ri në fjalë. Si rezultat, ky avion do të kushtojë më lirë.