Organet franceze të mbrojtjes së ligjit ditën e hënë shpërndanë një kamp të përhapur jashtë Paris, në të cilin jetonin 70 ciganë.

Policia zhvilloi operacionin për shpërndarjen e kampit, në të cilin, në veçanti, jetonin 17 fëmijë, herët në mëngjes. Sipas deklaratës së Kryetarit të Bashkisë së qytetit Evry Francis Chouat, autoritetet vendore vendosën që jetesa në kamp ishte e rrezikshme, sepse ai ndodhej shumë afër hekurudhës.

Ministri i Punëve të Brendshme francez Manuel Valls, nga ana tjetër, i quajti kushtet sanitare në kamp të padurueshme.

0Më parë autoritetet franceze premtuan të lehtësojnë rregullat për punësimin e emigrantëve nga Bullgaria dhe Rumania, por vunë në dukje se do të vazhdojnë praktikën e shpërndarjes së kampeve cigane në vend.