Vendi i parkimit në qytetin turistik të St. Ives në qarkun anglez Cornwall mund të shitet për 55.000 £ (87.000 $). Kjo do të thotë dy herë më shumë se paga lokale mesatare vjetore.

Agjentët e shitjeve të pasurive të patundshme e shpjegojnë këtë çmim kaq të lartë me mungesën e theksuar të vendeve të parkimit në qytet, kjo është dhe arsyeja përse njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për to shuma të mëdha. "Vetëm publikoni një reklamë në internet, telefonojuni të gjithëve atyre që treguan interes për blerjen e një vendi parkimi dhe ju do të shihni se çfarë grindjeje do të plasë ne lidhje me këtë", - thotë agjenti për pasuritë e patundshme Paul Le Bas.

0Drejtori i kompansë se ndërtimit Jerry Harper është i bindur se një vend parkimi që ndodhet pranë bregut të detit gjithashtu do të shitet edhe më shumë se 50.000 £. Sipas fjalëve të tij, për zoterime të tilla janë të interesuar njerëz të cilët kanë blerë në Cornwall shtëpi pushimi.