17 banorë paqësorë, përfshirë edhe dy gra, u gjetën me koka të prera në provincën Helmand të Afganistanit. Kjo ngjarje tragjike u bë e ditur sot nga autoritetet lokale.

0Supozohet se masakra masive është bërë nga talibanët, të cilët kanë kryer krime të tilla në mënyrë të përsëritur kundër personave të dyshuar për bashkëpunim me fuqitë e huaja.