Funksioni i fshehur në Windows 8 i quajtur Windows-SmartScreen dërgon në Microsoft informacion për çdo aplikim që përdoruesi shkarkon nga interneti, përpiqet ta instalojë ose instaloi në sistemin operativ, njoftoi programisti Nadim Kobeissi që zbuloi këtë funksion.

Qëllimi i SmartScreen është mbrojtja e përdoruesit nga software e dëmshme. Të dhënat dërgohen atëherë kur përdoruesi fillon installimin.

"Informacioni dërgohet menjëherë. Për çdo aplikim që ju shkarkoni dhe instaloni. Ky është një problem shumë serioz konfidencialiteti për përdoruesit, duke pasur parasysh bashkëpunimin e Microsoft me organet e pushtetit dhe gatishmërinë e tij për të transferuar të dhëna në strukturat shtetërore", - ve në dukje Kobeysi.

0Funksioni SmartScreen është aktivizuar nga default. Në qoftë se atë e ç’aktivizon (dhe kjo nuk është aq e lehtë), atëherë Windows do të kujtojë vazhdimisht përdoruesin që ai ta aktivizojë atë përsëri.