0Disa media të huaja konfirmojnë madje se në radhët e trupave të opozitës siriane luftojnë mercenarë nga Çeçenia, por Presidenti i Republikës së Çeçenisë Ramzan Kadirov i hodhi poshtë në mënyrë kategorike këto akuza

Aktualisht mercenarët janë bërë një mjet i mjaft i përshtatshëm për zgjidhjen e konflikteve me anë të forcës ushtarake. Përfshirja e tyre është vërejtur në të gjitha konfliktet e armatosura të dekadave të fundit. Sipas mendimit të Zëvendës-presidentit të Shoqatës së Veteranëve rusë të shërbimeve të inteligjencës Valeri Malevanov, pjesëmarrja e tyre në operacionet luftarake kushtëzohet me efikasitetin e padiskutueshëm:

- Ne shohim se në konfliktet që lindin në Lindjen e Afërt, në Lindjen e Mesme, për shembull, po në atë Libi apo Siri, luftojnë mercenarët e huaj. Vetëm ata mund të arrijnë fitore, sepse janë përgatitur si militantë për qëllime të posaçme. Mercenarë gjithmonë bëhen, si rregull, ata njerëz që nuk e gjejnë dot veten në jetën civile, që nuk përshtaten dot në të. Këta janë zakonisht njerëz të dëbuar nga ushtria, janë persona të përjashtuar nga shërbimet speciale. Gëzojnë kërkesë të madhe dhe janë tejet të preferuar ata që dikur kanë shërbyer në ushtri apo kanë qenë bashkëpunëtorë të njësive të destinacionit të posaçëm. Pikërisht ata që kërkojnë shpenzime minimale për trajtim, ndërsa efikasitetin e luftimit e kanë maksimal.

Valeri Malevanov beson, se me marrjen parasysh të paqëndrueshmërisë së përgjithshme në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme, qendrat kryesore për trajnimin e “ushtarëve të fatit” janë përqendruar pikërisht atje:

- Nëse do të flitet për bazat kryesore të përgatitjes së mercenarëve, këto janë Palestina, Arabia Saudite, Libia, dhe po ajo Siri në zonën e kufirit. Ne jemi në dijeni, se në territorin e Turqisë ekzistojnë tashmë dy baza mercenarësh, në të cilat trajnimi i tyre bëhet sipas programeve të marinsave amerikanë. Ndërsa ky mund të quhet nivel shtetëror i trajnimit të mercenarëve, të cilët bëjë revolucionet me ngjyra në të gjithë Lindjen e Mesme.

0Ekspertët sugjerojnë se, duke pasur parasysh tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, numri i militantëve të trajnuar do të vijë duke u rritur.