0Ai ndërlidh në mënyrë të rreptë sigurimin Moskës të regjimit të marrëdhënieve normale tregtare me lirinë e daljes nga territori i Rusisë.

Përpjekjet lobuese në këtë fushë, ndoshta, nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë më parë kaq të përqendruara. Ato të kujtojnë më tepër "sulmin e masivizuar” mbi Kongresin amerikan - frontal dhe me marrjen e krahëve. Në të janë përfshirë edhe Shtëpia e Bardhë, edhe ministritë përkatëse (të profilit), edhe bashkimet e biznesit, tregtisë dhe prodhuesve. Lajtmotivi tani është një: Rusia para anëtarësimit në OBT dhe Rusia në OBT - gjëra krejtësisht të ndryshme. Në qoftë se gjatë 20 viteve të fundit "Jackson-Wanik" nuk ka qenë asgjë më shumë se një ngacmues i pakëndshëm, pas pranimit zyrtar të Rusisë në OBT ai do të shndërrohet në një pengesë serioze, për shkak të të cilit Evropa dhe Azia do të spostojnë kompanitë amerikane nga tregu rus. Ky amendament pengon rregullimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë nga rregullat e OBT-së. Analisti politik rus Ivan Safrançuk e quan amendamentin "rudiment absolut" të së kaluarës.

- Historia e amendamentit të “Jackson-Wanik”, i cili është bërë tashmë një rudiment absolut i marrëdhënieve dypalëshe, mund të shërbejë si një mësim i mirë për të ardhmen. Kjo histori tregon fare qartë se sa kundërproduktiv mund të jetë politizimi i tregtisë, marrëdhënieve ekonomike, humanitare, shkencore dhe sferave të tjera të bashkëpunimit. Nuk duhen krijuar pengesa artificiale për fusha të ndryshme të bashkëpunimit, sidomos për sferën ekonomike.

Sipas vlerësimeve të Institutit autoritativ Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, në pesë vitet e ardhshme SHBA-të mund të dyfishonin eksportet e veta në Rusi dhe t’i çonin ato deri në 11 miliardë $. Por amendamenti i “Jackson-Wanik” do të bëhet pengesë për këtë.

0Këshilli Kombëtar për Tregtinë e Jashtme në SHBA po përpiqet me të gjitha mënyrat tani ta detyrojë Kongresin që të votojë për shfuqizimin e amendamentit në Dhomën e Përfaqësuesve që më 12 shtator. Dmth. menjëherë pas kthimit nga pushimet e tyre verore. Përndryshe, në lidhje me zgjedhjet presidenciale të nëntorit, vendimi mund të shtyhet deri në fund të vitit ose të transferohet madje dhe në vitin 2013. Ekspertët amerikanë besojnë se kjo zvarrisje është e mbarsur me pasoja të pakthyeshme. Rusia nuk do të presë "sa t’i thërrasë mendjes" Kongresi dhe do të fillojë pa mënuar të vendosë kontratat e veta në Evropë dhe Azi. Gjithkush e kupton për mrekulli, se amendamenti i “Jackson-Wanik” është fund e krye një anakronizëm, një mjet për ushtrim shantazhi, i cili nuk ka të bëjë në kurrfarë mënyre me tregtinë.