Dyshohet se një avion ushtarak rus në natën e 24 gushtit ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës. Kjo është raportuar në faqen e Internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Finlandës. Autoritetet ruse e kanë përgënjeshtruar këtë informacion.

0Sipas të dhënave të dikasterit ushtarak finlandez, avioni ka shkelur kufirin ajror në lindje të vendit. Shërbimi kufitar në lidhje me këtë fakt ka filluar hetimin, rezultatet e të cilit do t’i raportojë më vonë.