Mars rover “Curiosity” jo vetëm që arriti të lëvizë me sukses nëpër sipërfaqen e Marsit, por dhe të bëjë disa fotografi, të cilat shkaktuan një stuhi polemikash pseudo-shkencore në mediat perëndimore.

Disa gazetarë konfirmojnë se në këto foto duken qartë objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO). Pikat e nderura mbi horizontin marsian mund të merren me të vërtetë si mjete transporti të ekstra terrestëve (alienëve). Sidomos po të kalohen fotot nëpër disa filtra, siç e bënë këtë ufologët britanikë.

0Ekspertët e lëmit të optikës kanë një pikëpamje krejtësisht të ndryshme. Sipas tyre, këto pika janë ose dëmtime të vogla të lentes së objektivit të kamerës dixhitale të “Curiosity”, ose grimca të pluhurit marsian.