SHBA-të, përpara afatit të planifikuar, po nisin për në rajonin e Gjirit Persik aeroplanmbajtësen "John Stennis" të shoqëruar nga disa luftanije dhe një nëndetëse bërthamore. Me kërkesë të Komandantit të Forcave Ushtarake Ajrore amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme ky grup anijesh luftarake me në krye aeroplanmbajtësen "John Stennis" po dërgohet në rajon për katër muaj përpara afatit.

0Tani në zonën e Gjirit Persik ndodhen aeroplanmbajtëset amerikane "Eisenhower" dhe "Enterprise", të cilave po u përfundon afati i kryerjes së shërbimit ushtarak.