Grupi taktik i Flotës Ushtarake Detare të Rusisë, në përbërjen e të cilit hyjnë anijet patrulluese të Flotës së Balltikut "Njeustrashimij" dhe "Jaroslav Mudrij" si dhe cisterna e Flotës së Detit të Zi "Ivan Bubnov", ia hyri plotësimit të detyrave të veta në ujërat e Detit Mesdhe.

Siç raportuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, anijet ruse do të zhvillojnë një seri stërvitjesh taktike dhe trajnime në lidhje me ndalimin e trafikut të drogës, dërgesave ilegale të armëve dhe kundërdërshtimin e terrorizmit.