0Primati i Kishës Orthodhokse Ruse, gjatë vizitës së vet në ishujt Sollovki, zhvilloi një takim pune në lidhje me çështjen e rindërtimit të manastirit.

Historia e Manastirit Sollovjeckij daton në shekullin e XV-të. Pikërisht këtu, në arkipelagun më të largët rus, që ndodhet në Detin e ftohtë të Bardhë, mbërritën me lundër dy murgj - Zosima dhe German. Në këtë vend krejtësisht të shkretë, por me bukuri të jashtëzakonshme, mahnitëse, murgjit vendosën të ngrenë manastirin, i cili pas disa shekujsh u bë një nga më të famshmit në Rusi dhe përtej kufijve të saj.

Për Primatin e Kishës Orthodhokse Ruse ishujt Sollovki janë një vend i veçantë, i lidhur me përjetime thellësisht personale. Pikërisht këtu, pas Revolucionit Socialist të Tetorit të vitit 1917, kur manastiri u mbyll dhe murgjit u dëbuan prej andej, në ndërtesat e shenjta u vendos Kampi i destinacionit special Solloveckij, i cili u konvertua më vonë në një burg të tmerrshëm për të burgosurit politikë, tregon Patriarku Kirill.

Gjyshi im Vasili u internua në Sollovki. Këtu, së bashku me të ishin ngujuar edhe shumë klerikë të tjerë. Dhe ja, një ditë të bukur, nga ky grup i të burgosurve orthodoksë u morr vendimi për të kryer Liturgjinë Hyjnore. Liturgjia, në të cilën morri pjesë edhe gjyshi im, u mbajt në vendin e prerjes së drurëve (me këtë punë merreshin të burgosurit). Po atë ditë ngjarja, pa mënuar, i shkoi në vesh komandës së kampit dhe çdonjëri pjesëmarrës i Liturgjisë u mbyll në izolator dhe u nxorr përpara gjyqit.

Gjyshi i Primatit të Kishës Ruse qëlloi njeri me fat - ai arriti të mbijetojë gjithë afatin e dënimin. Por sa e sa njerëz të tjerë gjetën vdekjen atje nga uria e sëmundjet, nga puna jashtëzakonisht e rëndë, pa orar e lidhur me prerjen e drurëve dhe nxjerrjen e torfit. Dhe sa njerëz u pushkatuan nuk dihet ende me saktësi edhe sot e kësaj dite. Sipas llogaritjeve të përafërta të historianëve, fjalë bëhet për qindra e mijëra jetë njerëzish.

0Rifillimin i jetës murgërore në Sollovki nisi vetëm në vitin 1988. Të gjitha ndërtesat e manastirit ishin në gjendje të tmerrshme, por punimet e restaurimit filluan vetëm pas 20 vjetësh. Sot, një pjesë e manastirit është restauruar plotësisht. Do të rindërtohet edhe fshati përreth vetë manastirit. Është i nevojshëm rikonstruktimi i spitalit, ndërtimi i kopshteve të reja dhe i shkollës, konstruktimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimi i sistemit të ujësjellësit, kanalizimeve si dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Tani është përpunuar programi qëllimor rajonal për zhvillimin e ishujve Sollovki, detyrë e të cilit është ndryshimi i klimës shoqërore në ishull, civilizimi i jetës atje.