Vendi i aterimit të Mars rover “Curiosity” u emërua në nder të Ray Bradbury - shkrimtarit fantast amerikan që ndërroi jetë pak kohë më parë, autorit të “Kronikave marsiane” ("The Martian Chronicles "). Kjo u njoftua nga ekspertët e NASA-s në një konferencë shtypi.

0Mars rover “Curiosity” kreu uljen në sipërfaqen e Planetit të Kuq në muajin gusht. Të mërkurën ai kaloi test drive e parë, duke avancuar tre metra përpara nga pika e aterimit të vet pranë kraterit Gale. Pastaj Mars rover u kthye në 90 gradë dhe më tej në pozicionin e vet fillestar. Shkencëtarët planifikojnë të mësojnë me ndihmën e tij nëse ka patur ndonjëherë në këtë planet kushte të përshtatshme për jetën mikrobike.