0Gazeta i referohet të dhënave të inteligjencës perëndimore. Kjo e fundit gjoja organizoi “rrjedhjen” e informacionit në lidhje me faktin, se në gjendje gatishmërie të lartë është vënë brigada "Al-Quds" - shërbimi i veçantë i Trupave të Rojeve të Revolucionit Islamik. Kësaj njësie elitare Ali Khamenei i dha gjoja urdhër "për të forcuar sulmet kundër Perëndimit dhe aleatëve të tij". Ai i bëri thirrje shërbimeve speciale për t’i dërguar sinjal të qartë Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Britanisë së Madhe, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit se ato nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar në Siri (kihet parasysh lufta e opozitës së armatosur për përmbysjen e regjimit të Bashar Al-Assadit).

Nuk përjashtohet mundësia që i gjithë ky të jetë një informacion i rremë propagandistik i radhës, meqenëse rrjedhja në Iran e një informacioni të tillë konfidencial përjashtohet plotësisht. Ndërsa kjo do të thotë se fjalë bëhet në këtë rast për "luftën e informacionit". Ky mjet është përdorur në mënyrë mjaft aktive nga Perëndimi në Afganistan, Irak, Libi, dhe tani - në Siri.

Por nuk mund të përjashtohet gjithashtu se urdhëri i Ali Khamenei për të rritur në mënyrë drastike kundërshtimin ndaj Perëndimit, në përgjigje të përpjekjeve të tij për të rrëzuar regjimin e Bashar Al-Assad, të jetë dhënë megjithatë. Po çfarë mund të bëjë Irani? Opinioni i analistit rus Sergei Demidenko:

- Irani mund të ndërmarrë plotësisht akte diversioni në Arabinë Saudite dhe Katar. Në fund të korrikut në Arabinë Saudite u vra Princi Badnar bin Sultan. Nëse ka gisht direkt Irani në vrasjen e tij, është vështirë të thuhet. Por dihet tashmë se ky politikan ishte një kundërshtar i rreptë, i papajtueshëm i Bashar Al-Assadit. Irani mund të aktivizojë komunitetet shiite. Ndërsa ato janë përqendruar në lindje të Arabisë Saudite - në rajonin më të pasur me naftë, në Bahrain, ku më shumë se 70% e popullsisë janë shiitë, ndërsa autoritetet pushtetore - dinasti sunite, në Kuvajt, ku më shumë se 40% e popullsisë është shiite, në Irak, i cili mbështet tani Bashar Al-Assadin. Por kurrfarë sulmesh të mëdha, të bujshme gjatë kësaj Irani nuk do të ndërmarrë.

0Ia vlen të përmendet se publikimi në "Daily Telegraph" u duk pikërisht në prag të samitit të Lëvizjes së Mosbashkimit. Ai do të mbahet në Teheran në fund të gushtit. Irani do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë rast për të forcuar pozitën e vet në zgjidhjen e krizës siriane dhe për të siguruar mbështetjen e një numri sa më madh vendesh - ndërsa në Teheran do të vijnë për pjesëmarrje në të kryetarët e shteteve dhe qeverive të më shumë se 120 vendeve. Në këtë rast lind natyrshëm pyetja: mos është vallë publikimi në "Daily Telegraph" një goditje preventive ndaj Iranit - përse të mos trembet një forum i tillë kaq përfaqësues me kërcënimin iranian?