0Ai destinohet të zëvendësojë versionet e mëparshme të sistemeve të versionit “ZRS S-300” (russ. «ЗРС С-300»), duke mbuluar rajonet me rëndësi strategjike të vendit nga goditjet e mundshme të raketave balistike.

Pretekst zyrtar për vendosjen në Nahodka të sistemit më të fundit u bë nevoja për të siguruar mbulimin nga ajri të Samitit të APEC, i cili do të startojë së shpejti në Vladivostok. Pa dyshim, një eveniment i përmasave të tilla mund të tërheqë vëmendjen e organizatave terroriste, të afta për të organizuar në teori diçka të ngjashme me aktet e 11 shtatorit të vitit 2001. Mbrojtja nga kërcënime të kësaj natyre është e nevojshme, por duket mëse qartë se me këtë nuk do të kufizohen detyrat e mbrojtjes së re kundërajrore në Lindjen e Largët. Sistemet “S-400” (“C-400”) do të mbeten për një kohë të gjatë në Primorie.

Situata në këtë rajon nuk mund të quhet e qetë: përveç acarimeve të shpeshta të situatës në Gadishullin Korean, të afta të rezultojnë në një konflikt të nxehtë që mund të prekë Rusinë, ne duhet t'i kushtojmë vëmendje faktit se Lindja e Largët dhe rajoni i Azi-Paqësorit, në përgjithësi, po shndërrohen në një arenë të konkurrencës gjithnjë e më serioze ushtarake. Potencialin e vet ushtarak po e rrisin aktualisht të gjitha vendet e mëdha të rajonit të Azi-Paqësorit. Dhe Rusia nuk bën përjashtim këtu.

Është vështirë të parashikohet se cilët aeroplanë dhe objekte të tjera ajrore mund të bëhen objektiva për sistemet “S-400”, por lista e kërcënimeve më aktuale nuk është dhe aq e gjatë. Një nga vendet e para në të e zë në mënyrë të sigurt Japonia, e cila gjithnjë e më shpesh dhe me zë të lartë po deklaron pretendimet e veta territoriale ndaj Rusisë. Gjasat se Japonia do të ndërmarrë zgjidhjen ushtarake të kësaj çështjeje janë shumë të vogla, por megjithatë ato nuk mund të fshihen nga defteri.

Prodhimi seri i “S-400” është lansuar në vitin 2007, por deri në 2011 janë vendosur vetëm dy regjimente të pajisura me sistemin e ri (gjithsej katër divizione me nga tetë sisteme secili). Në pranverën e vitit 2012 edhe një regjiment tjetër u pozicionua në Kaliningrad, i dyti në momentet aktuale po dislokohet në Nahodka. Për periudhën e viteve 2011-2020 Ministria e Mbrojtjes duhet të marrë 56 batalione të pajisura me sisteme “S-400”.

0Megjithatë, një nga problemet kryesore sot është zgjedhja e rajoneve të vendosjes së sistemit të ri të mbrojtjes ajrore. Përveç atyre evidente - rajoni i kryeqytetit, rajoni Veriperëndimimor, ai i Lindjes së Largët, zona industriale e Uralit - ka dhe zona të tjera jo aq të dukshme që kanë nevojë megjithatë për vëmendje. Fjalë, në veçanti, bëhet për Arktikun rus, ku sot, me përjashtim të Gadishullit Kola, praktikisht mungon fare infrastruktura e organizuar e mbrojtjes kundërajrore. Duke pasur parasysh gamën e gjerë të mundësive të sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore, vendosja e tyre në Veri do të mundësojë krijimin e një barriere suplementare në rrugën e armikun, i cili do të përpiqet të çajë nëpërmjet zonës së Arktikut në thellësi të territorit të Rusisë.