Gjendja e dhëmbëve dhe aftësitë mentale të njeriut janë të ndërlidhura, kanë gjetur shkencëtarët. Sipas të dhënave të tyre, kujdesi i rregullt ndaj dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve (gingivave) mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga dementia në moshë të madhe, shkruan Reuters, duke cituar një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë.

0Sondazhi i 5.500 të moshuarve zbuloi se ata, të cilët i lanin dhëmbët e tyre më rrallë se një herë në ditë, ishin 65% më të prirur për prekjen nga dimentia se sa ata që përdornin furçën e dhëmbëve rregullisht çdo ditë. Sipas mendimit të shkencëtarëve, kjo është e lidhur me faktin se bakteret nga goja mund të kalojnë në tru, duke shkaktuar inflamacione dhe dëmtime të tij.