0Irani po përjeton aktualisht një mungesë akute të mjeteve buxhetore për shkak të embargos të naftës. Megjithatë, ai do të caktojë një shumë astronomike, për gjendjen e vet të tanishme - 300 milionë $ - për ndërtimin e këtij objekti.

Ndërtimi i bazës së re të mbrojtjes kundërajrore mund të thotë, se në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve rreth Sirisë, Irani po përgatitet për të përballuar goditjen që mund të jepet mbi të. Kjo u deklarua për "Zërin e Rusisë" nga analisti i Institutit rus të Studimeve Orientale Boris Dollgov:

- Irani paraqet në vetvete një qendër force rajonale. Ai luan një rol të rëndësishëm në ngjarjet që po zhvillohen rreth Sirisë. Kohët e fundit Barack Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të japin një goditje ushtarake mbi Sirinë, të fillojnë intervenimin e armatosur. Ndërsa Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai do të mbrojë Sirinë. Prandaj, ndërtimi i bazës së mbrojtjes kundërajrore është një përgjigje politiko-ushtarake nga ana e tij.

Në lidhje me këtë ekspertja e Qendrës ruse për Studime Iraniane Irina Fedorova kujtoi, se Siria vazhdon të mbetet aleatja e fundit e Iranit në rajon. Propabiliteti i dhënies së goditjes ushtarake mbi të po vjen duke u rritur dita-ditës, në varësi të marrjes së kontureve gjithnjë e më reale të zgjidhjes së konfliktit sirian me anë të aplikimit të skenarit ushtarak, tha ajo. Irina Fedorova tërhoqi gjithashtu vëmendjen ndaj kërcënimeve të paradokohshme të Izraelit për dhënien e goditjeve parandaluese mbi objektet bërthamore të Iranit, meqenëse, sipas të dhënave të inteligjencës izraelite, aty nga pranvera e vitit të ardhshëm Irani mund të zotërojë armën bërthamore:

- Mbi përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit po flasin veçanërisht shpesh kohët e fundit udhëheqësit e Izraelit dhe SHBA-ve. Ata argumentojnë se linjë e kuqe, përtej së cilës operacioni kundër Iranit do të jetë i mundur, janë dy rrethana: ose afrimi i drejtpërdrejtë i prodhimit të armës bërthamore nga Irani, ose bllokimi prej tij i Ngushticën së Hormuzit. Tërë situata në Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Mesme dëshmon për rritjen e kërcënimit të shpërthimit të konfliktit ushtarak. Dhe, sigurisht, kjo çon në faktin se Irani po përpiqet tani me të gjitha mundësitë e veta të rrisë aftësinë mbrojtëse të forcave të armatosura të vendit.

0Kundërshtarët e Iranit, nga ana tjetër, janë duke u përpjekur për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate kërcënimeve të tij për të asgjësuar krejtësisht Izraelin dhe për të bllokuar ngushticën e Hormuzit. Në Izrael, për shembull, janë vënë në gjendje gatishmërie sistemet e mbrojtjes antiraket "Iron Dome" (“Kupola e hekurt”) dhe "Hec", të cilat destinohen që të mbrojnë Izraelin në mënyrë të besueshme, të sigurt nga raketat iraniane. Forcat Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara, nga ana e vet, po përgatiten për të luftuar me minat iraniane në Gjirin Persik dhe po zhvillojnë atje manovra ushtarake për praktikimin e likuidimit të fushave të minuara në rast konflikti me Iranin.