0Fjalët e Obamas, sigurisht që nuk i adresoheshin Assadit, thekson analisti politik rus Igor Hohllov:

- Obama po punon me regjimin e punës së garës parazgjedhore, për atë detyra kryesore tani ka të bëjë me rizgjedhjen e tij si President. Në një shkallë të konsiderueshme, deklaratat e tij agresive më shumë se sa Damaskut u adresohen zgjedhësve në SHBA, të cilëve u vjen fort për mide pozita e rreptë, e papajtueshme e konkurrentit të Obamas - Mitt Romney.

Sipas vlerësimeve të shërbimeve speciale amerikane, armët biologjike dhe kimike ruhen në gjashtë baza dhe jo shumë larg nga tre të tilla po zhvillohen luftime aktive. Gazi nervoparalizues zarin, lënda helmuese VX, gazi mustardë dhe bacilet e antraksit ndodhen të mbyllura nëpër depozita nëntokësore. Nuk përjashtohet, se këto lëndë të rrezikshme të jenë edhe në duart e grupeve ekstremiste. Atëherë, mendon Igor Hohllov, këto lëndë mund të shfaqen ku të jetë e mundur, në Kaukazin e Veriut, në Europë apo në SHBA.

Sipas mendimit të Igor Korotçenko, autoritetet siriane janë në gjendje të mos lejojnë një zhvillim të tillë të ngjarjeve:

- Në rastin konkret kemi të bëjmë me një skenar mitik, të cilin e trillon SHBA-ja, në mënyrë që të justifikohet ndërhyrja ushtarake. Mendoj, se arma kimike gjendet nën kontrollin e Qeverisë siriane dhe se ajo nuk do të lejojë asnjë lloj ridislokimi të tyre në mënyrë të pakontrolluar.

Në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit në Siri, në mediat perëndimore kanë dalë pohime, sikur Rusia - partnerja shumëvjeçare e Damaskut - ka kryer njëherë e një kohë furnizime të tij jo vetëm me armë konvencionale, por edhe me armë kimike. Në Moskë gjithë sa më sipër e mohojnë. Ja ç’thotë Vladimir Mandiç, Zv.shef i Departamentit Federal për Sigurinë, Ruajtjen dhe Shkatërrimin e Armëve Kimike:

- Nuk do merrja mundimin të thoja se në Siri ka armë kimike të prodhimit rus, sepse Rusia nuk kryen furnizime të këtyre lloj armëve jashtë kufirit të saj.

Ndërkohë, në Turqi dhe Izrael po zhvillohen manovra ushtarake dhe po përgatiten për të përballuar një sulm të mundshëm me armë kimike, ashtu si “për çdo eventualitet”. Po rritet tensioni edhe në marrëdhëniet midis Damaskut dhe Ankarasë. Pasi u bë me dije, se kryengritësit sirianë janë furnizuar nga Turqia me raketa amerikane “Stinger”, autoritetet siriane, në përgjigje ndaj kësaj, kanë premtuar të furnizojnë luftëtarët kurdë me raketa të ngjashme, nëse brenda Sirisë do të futet një sasi e re raketash “Stinger”. Ankaraja ka paralajmëruar, se në një rast të tillë do fillojë lufta. Ekspertët perëndimore, tashmë, kanë hedhur fjalë, se nëse Bashar Al-Assadi në një mënyrë a tjetër do “shfronësohet”, atëherë, në rastin më të keq, në Siri do të duhet të sillen deri në 60 mijë ushtarakë për mbrojtjen e depozitave.

Në një situatë të tillë, shumë gjëra varen nga arësyeja e shëndoshë e të gjitha palëve. Duke përfshirë këtu edhe atë, sesa i gatshëm është Damasku “të marrë në dorë” armën kimike në instancë të fundit. Kohë më parë Siria ka nënshkruar pa ratifikuar Konventën e OKB-së mbi ndalimin e armëve biologjike. Por nuk pati nënshkruar dokumentin tjetër analog, mbi ndalimin e armëve kimike, duke u vënë në një rradhë së bashku me Angolën, Korenë e Veriut, Somalinë dhe Egjiptin. Në këtë kontekst, nga pikëpamja formale, Damasku i ka duart e lira.