Rasti i Pussy Riot shërbeu si shkas për sulme të angazhuara politikisht në adresë të Rusisë. Kjo u njoftua sot nga Zëdhënësi i MPJ të Rusisë Aleksandër Llukasheviç.

 

Sipas fjalëve të tij, "të krijohet përshtypja sikur për disa struktura të sferës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe një sërë mediash nuk është dhe aq i rëndësishëm vetë fati i grave të reja, se sa mundësia për të bërë zhurmë e bujë në lëmin antirus".

Në fund të shkurtit pesë vajza hynë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, të veshura me maska, dhe kryen atje të ashtuquajturën "punk-lutje". Video klipi i "performancës" së tyre u postua në Internet dhe shkaktoi një interes të madh publik. Më 17 gusht gjykata e Moskës dënoi tre anëtarët e punk grupit Pussy Riot me nga dy vjet burg secilën, duke i gjetur ato fajtorë për sjellje të çrregullt (huliganizëm) në vend publik.