Organizatorët iranianë të Samitit të Lëvizjes së Mosbashkimit mohuan sot informacionin e bërë publik në media mbi planet e Liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Yun për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

0Më parë mediat e Koresë së Jugut njoftuan se, sipas të dhënave që disponojnë ato, Kreu i Koresë së Veriut planifikon pjesëmarrjen në samitin që do të mbahet në Teheran nga 26-31 gusht. Kjo do të bëhej vizita e parë jashtë shtetit e Kim Jong-Yun që nga koha e ardhjes së tij në pushtet në dhjetor të vitit 2011.