Familja më e madhe në botë e jetëgjatëve jeton në fshatin Perdasdefogu në ishullin italian të Sardenjës. Mosha totale e nëntë vëllezërve dhe motrave Melis i tejkalon 819 vjetët. Pak kohë më parë kjo familje u përfshi në Librin e Rekordeve Guinness.

Të mërkurën shtylla e familjes Consolata Melis do të festojë 105-vjetorin e vet. Ajo ka lindur 14 fëmijë, nëntë prej të cilëve janë ende gjallë sot. Consolata Melis ka 24 nipër, 25 mbesa, tre stërnipa. Familja Melis përbëhet nga rreth 180 anëtarë.

0Sardenja ka qenë gjithmonë e njohur për jetëgjatësinë e banorëve të saj. Sipas të dhënave të gerontologëve, tani atje jetojnë 370 persona më të vjetër se 100 vjeç.