Një nga bankierët më të pasur në Vjetnam u arrestuar me dyshimin për kryerjen e krimeve ekonomike.

Arrestimi i Nguyen Duc Kien, njërit prej themeluesve të Asia Commercial Bank, ka shkaktuar një rënie të mprehtë të kuotimeve në tregun e aksioneve për shkak të frikës rreth stabilitetit të ekonomisë së Vjetnamit.

Sipas mendimit të analistëve, i arrestuari Nguyen Duc Kien është një figurë me shumë ndikim në Vjetnam. Ai zotëron aksione të disa bankave dhe kryeson klubin e futbollit "Hanoi".