Stërvitjet e përbashkëta ushtarake detare të Rusisë, Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara "Northern Eagle-2012" filluan sot në akuatorin e Detit Norvegjez.

Në këto stërvitje janë përfshirë anija e madhe anti-nëndetëse ruse “Admiral Çabanenko”, fregata norvegjeze e rojes bregdetare "Nordkapp" dhe shkatërruesi skuadronit (destroyer) i SHBA-ve “Farragut".

0Sot në mëngjes luftanijet dolën nga porti norvegjez Bodo. Komandimi i fazave të ndryshme të stërvitjeve do të realizohet me radhë nga përfaqësuesit e tre vendeve.