Koreja e Veriut "nuk e konsideron më veten të obliguar nga marrëveshja e armëpushimit të nënshkruar në fund të Luftës së Koresë të viteve 1950-1953, për shkak të shkeljes flagrante të kushteve të saj nga ana e SHBA-ve dhe Koreja e Jugut". Kjo u njoftua nga misioni ushtarak i Koresë së Veriut në zonën e demilitarizuar. Në këtë mënyrë reagoi Pheniani ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë amerikano-koreanojugore.

Në deklaratën e sipërpërmendur theksohet, se tani "populli dhe ushtria e Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) mund të ndërmarrin në çdo moment kundërmasa fizike për të siguruar paqen dhe sovranitetin e vet".

"Vendi ynë nuk do të humbasë shansin për të zhvilluar luftën e shenjtë për bashkimin e vendit me urdhër të Kryekomandantit Suprem Kim Jong-Yun", - thuhet në deklaratë.