Vapa në Gjermani, në kundërshtim me parashikimet e meteorologëve, nuk po shënon kurrfarë rënie. Në qendrën administrative të Saksonisë - Dresden të hënën është regjistruar temperatura absolute maksimale e këtij viti - 39.8 gradë Celsius. Kjo është raportuar nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman.

0Rekordi i mëparshëm u regjistrua të dielën në qytetin e Göllheim (landi federal Rheinland-Pfalz), ku termometri u ngrit deri në shkallën 39.2 gradë. Pasojë e temperaturave të larta anomale u bënë stuhitë, të cilat shoqërohen me reshje shirash të rrëmbyeshëm dhe erëra të stuhishme, që kanë dhënë goditje shkatërrimtare mbi një sërë rajonesh të Gjermanisë.