0Gati 200 sportistë do të përfaqësojë Rusinë në Lojrat Paralimpike në Londër. Ato do të startojnë më 29 gusht. Gjithsej në Paralimpiadë sportistët do të rivalizojnë për pothuajse 500 medalje në 20 lloje sporti. Rusët mund të shpresojnë për vende në piedestalin e nderit në shumicën e tyre, tregoi për "Zërin e Rusisë" Shefi i misionit të Ekipit Paralimpik rus Pavel Rozhkov:

- Ne shpresojmë shumë se sportistët tanë do të arrijnë rezultate të mira në atletikën e lehtë, në not, qitje, powerlifting, ping pong - në të gjitha sportet në të cilat do të marrim pjesë, ne shpresojmë të fitojmë medalje. Ne nuk do të marrim pjesë në 12 nga 20 disiplinat sportive të Lojrave Paralimpike.

Shiko galerinë fotografike: Presidenti Putin u uroi fat të mbarë sportistëve rusë pjesëmarrës të Paralimpiadës në Londër

Rusja Olesya Vladykina aktualisht është një nga favoritet për medalje në garat e notit. Bukuroshja e vërtetë, sportistja e njohur, e cila merret me not që në fëmijëri, humbi krahun e majtë në një aksident automobilistik. Pavarësisht nga tragjedia, Olesya vazhdoi sportin e vet të preferuar (notin) dhe u bë fituese e kampionateve të shumta si dhe kampione e Lojrave Paralimpike të Pekinit. Nga Londra ajo synon të sjellë në Rusi më shumë se një medalje dinjitoze, tregoi Kryetari i bordit të Qendrës Kombëtare të problemeve të aftësive të kufizuara Aleksandër Llisenko:

- Në Pekin shumë prej sportistëve tanë u bënë medalistë të artë, për shembull, notarja e mrekullueshme Olesya Vladykina në stilin “breast stroke” (“bretkosë”). Unë mendoj se në këto Lojra ajo mund të shpresojë gjithashtu për medalje të arta edhe në lloje të tjera noti. Djemtë e vajzat ruse, që do të shkojnë në Lojrat Paralimpike, duan të demonstrojnë se gjëja më kryesore është për ta triumfi i forcës së shpirtit mbi trupin.

Në Pekin Ekipi Paralimpik rus u pozicionua në vendin e 8-të në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Ky është një rezultat shumë i mirë, sepse shteti ynë vetëm kohët e fundit ka filluar të mbështesë aktivisht personat me aftësi të kufizuara, vë në dukje Aleksandër Llisenko:

- Në vende të tjera, ku janë krijuar kushte më të favorshme, e kuptojnë se Rusia vetëm kohët e fundit i ka hyrë kësaj rruge. Ne vetëm këtë vit ratifikuam Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në vendin tonë tani po realizohet programi përkatës shtetëror. Fitoret e sportistëve tanë paralimpikë e stimulojnë në mënyrë të qenësishme atë, gjë të cilën ne e pamë mjaft qartë pas Lojrave Paralimpike të Pekinit.

0Në Lojrat Paralimpike në Londër, falë mbështetjes shtetërore, sportistët do të shkojnë së bashku me trajnerët personale. Ekzistojnë të gjitha premisat që sportistët tanë të arrijnë rezultate të larta në to, ndërsa vetë ata janë përgatitur shpirtërisht për rivalitet të fortë sportiv. Të mërkurën, më 22 gusht, sportistët dhe anëtarët e delegacionit do të fluturojnë për në Britaninë e Madhe.