Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Rusinë më 21-23 gusht, raportoi të hënën Shërbimi për shtyp i qeverisë serbe.

0Gjatë këtij udhëtimi të tij është planifikuar takimi i Vuçiç me Zëvendëskryeministrin Dimitri Rogozin, i cili merret me mbikëqyrjen e Kompleksit Industrial Ushtarak në qeverinë ruse. Në këtë takim do të diskutohet zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Parashikohet gjithashtu vizitimi nga Aleksandar Vuçiç i objekteve të industrisë së mbrojtjes të Rusisë me qëllim të njohjes nga afër me arritjet ruse të kësaj dege.