0Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve po zhvillohet më aktivisht. Gjatë viteve të fundit Rusia pozicionohet në vendin e parë në mesin e partnerëve tregtarë të Finlandës. Qarkullimi bilateral tregtar në vitin 2011 arriti në gati 19 miliardë $. Një intensiteti i tillë kushtëzohet, para së gjithash, me ekzistencën e kufirit të përbashkët, tha analisti politik rus Dimitri Abzallov:

- Ne kemi një sërë projektesh të përbashkëta në shkallë të gjerë. Për shembull, ne kemi ndërmend të krijojmë të ashtuquajturën unazë skandinave - linjën hekurudhore të shpejtësisë të lartë që do të kalojë nëpër Shën Petersburg. Vendet tona po zhvillojnë bashkëpunimin në sferën e energjetikës. Moska synon të intensifikojë bashkëpunimin konstruktiv dhe e konfirmon këtë me vepra. Për shembull, Rusia ka ndërmarrë një hap për t’i dalë përpara fqinjes së vet në degën e industrisë pyjore me rëndësi jetike për Finlandën, kurse në kohën e vet ra dakord për të mos rritur taksat e eksportit të trungjeve të plota të drurit deri në nivelin e ndaluar.

Lidhjet e ngushta ekonomike mes dy vendeve janë zhvilluar jo vetëm në nivel federal dhe rajonal, por veçanërisht mirë në nivelin ndër-kufitar. Megjithatë, Finlanda shprehet në favor të rreptësimit të kontrolleve kufitare. Në korrik Ministri i Punëve të Brendshme të vendit nënshkroi kërkesën përkatëse në adresë të Komisionit Evropian, ndërkohë që biznesmenët finlandezë, në të kundërtën, i referohen BE-së për të përshpejtuar futjen e regjimit pa viza me Rusinë.

Në sferën politike Helsinki dhe Moska kanë probleme të caktuara, të cilat, me siguri, do të diskutohen gjatë vizitës së Sergei Lavrov, vuri në dukje analistja politike ruse Eugjenia Vojko:

- Pika më e dhimbshme, ajo nevralgjike, është regjimi pa viza. Në lidhje me këtë çështje Finlanda i përmbahet një pozite mjaft të rreptë. Në prag të vizitës së Sergei Lavrov kjo temë tingëlloi përsëri në një tonalitet të pakëndshëm për Rusinë. Midis problemeve të tjera dypalëshe janë çështja e drejtësisë për të miturit dhe ajo e nënshtetësisë së tyre. Kjo temë është tejet nevralgjike, nëse do të kujtojmë rastet e bujshme, zhurmë-mëdha të viteve të fundit. Unë mendoj se të gjitha këto çështje sociale janë përfshirë gjithashtu në axhendë.
Axhenda e bisedimeve të tanishme është mjaft e ngjeshur dhe përfshin gjithashtu edhe diskutimin e politikës ndërkombëtare. Pa lënë mënjanë situatën në Siri, tha Eugjenia Vojko:

- Përkatësisht Sirisë Finlanda zë një pozitë aktive anti- assadiane. Për më tepër, pak kohë më parë ish-Kryetari i shtetit Marti Ahtisaari, ishte një nga kandidatët realë në rolin e pasardhësit të Kofi Annan në detyrën e të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë. Mendoj se kjo temë do të diskutohet gjithashtu dhe unë nuk përjashtoj mundësinë që ajo të jetë ndër prioritaret.