Autoritetet libiane njoftuan mbi arrestimin e 32 personave të dyshuar për përfshirje në shpërthimet në Tripoli. Sipas versionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë të ndaluarit janë përkrahës të ish Liderit të vendit Muammar Gaddafi.

Siç njoftoi Zëdhënësi i Shërbimit të Sigurisë së vendit, përfshirja e të arrestuarve në kryerjen e akteve terroriste është identifikuar tashmë. Sipas tij, të gjithë ata janë anëtarë të një rrjeti të organizuar.

0Të dielën në mëngjes në kryeqytetin libian Tripoli buçitën dy shpërthime, dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën.