Një grua e armatosur në syze të errëta sulmoi të shtunën njërin nga filialet e Splistka Banka në Zagreb.

Grabitësja çarmatosi rojen, duke e kërcënuar atë me revolver, dhe e mbylli në banjo së bashku me bashkëpunëtorin e Bankës dhe një vizitor. Pas kësaj, ajo detyroi një tjetër punonjëse të bankës t’i jepte asaj 360 mijë kuna (rreth 50 mijë euro). Mbasi mbushi çantën me kartmonadha kriminelja ua mbathi këmbëve.

0Policia ka bërë publike karakteristikat e sulmueses: në dukje rreth 40 vjeç, me shtat 170 cm dhe flokë të errët me onde.