Ushtria izraelite ka vendosur sistemin e mbrojtjes antiraket "Kupola e Hekurt" në kufi me Egjiptin pas shpërthimeve të dy raketave, të lëshuara, ndoshta, nga territori egjiptian pak ditë më parë. Ushtarakët izraelitë njoftuan, se ridislokimi është pjesë përbërëse e testimit të sistemit të mbrojtjes antiraket.

Të mërkurën, më 15 gusht, në qytetin turistik izraelit Eilat ndodhën dy shpërthime. Në vendin e tyre u gjetën fragmente të raketave, të lëshuara, me sa duket, nga pjesa egjiptiane e Gadishullit Sinai.