Moska për tetë vjet me radhë ndodhet në krye të listës së qyteteve me hotelet më të shtrenjta. Ekspertët kanë llogaritur se një personi, që të kalojë natën në një hotel të standarteve ndërkombëtare në Moskë, i duhet të shpenzojë mesatarisht 405 $.

Në vendin e dytë në klasifikimin e dhënë renditet kryeqyteti i Nigerisë së pasur me naftë (340 $). Kjo është e lidhur me faktin se Nigeria paraqitet tejet atraktive për përfaqësuesit e shumë kompanive të pasura ndërkombëtare të naftës. Të vetëdijshëm për situatën e vështirë me sigurinë në vend, ata preferojnë të vendosen në hotele të klasit të lartë me mbrojtje të besueshme.

Në vendin e të tretë dhe të katërt renditen dy qytete zvicerane. Në Gjenevë për të kaluar natën në hotel një personi i duhet të shpenzojë 337 $, kurse në Cyrih - 330 $.