0Nadiezhda Tollokonnikova, Ekaterina Samuceviç dhe Maria Aljohina do të kryejnë dënimin me 2 vjet vjet heqje lirie (në kamp burgimi), i cili llogaritet që nga momenti i arrestimit të tyre në mars të këtij viti.

Gjykata mori parasysh rrethanat lehtësuese, duke përfshirë praninë e dy fëmijëve të mitur të të dënuarave, si dhe faktin që të prekurit nga veprimet e huliganeve nuk kanë këmbëngulur në ndëshkimin e të tyre të rreptë. Si rezultat ato u dënuan me dy vjet burgim në bazë të nenit “Huliganizëm”, që parashikon një dënim maksimal prej shtatë vjet burg. Sipas mendimit të gjyqtarëve, anëtarët e punk grupit Pussy Riot kanë hyrë në një konspiracion kriminal për shkeljen e rëndë të rendit publik dhe shprehjen e mosrespektimit evident të shoqërisë. Gjykatësja Marina Sirova deklaroi, se vajzat kanë kryer veprime provokative dhe fyese në një ndërtesë fetare në prani të një numri të madh besimtarësh. Përmbajtja e këngës së interpretuar nga anëtaret e punk grupit është blasfemi nga pikëpamja e Kishës Orthodhokse, - tha Marina Sirova.

- Ndërtesat fetare, që gëzojnë vëmendjen e rritur të publikut, duke përfshirë edhe Katedralen e Krishtit Shpëtimtarit, në të cilat kryhen shërbesat kishtare dhe ceremoni të tjera fetare, janë vende publike. Aktet e gabuara të të pandehurave kishin karakter të hapur dhe publik, me përfshirjen e medias. Në këtë mënyrë gjyqi konstaton, se të pandehurat, duke organizuar atje një akt publik, kanë kryer veprime që ndiqnin si qëllim shkeljen e rëndë, brutale të rendit publik bazuar në urrejtjen fetare dhe armiqësinë.

Gjykatësja theksoi, se vajzat kanë neglizhuar qëllimisht në mënyrë demonstrative normat përgjithësisht të pranuara të sjelljes në kishë, kanë ofenduar ndjenjat fetare të vizitorëve të saj dhe të gjithë besimtarëve. Gjatë kësaj gjykatësja hodhi poshtë argumentet e Nadiezhda Tollokonnikova, Ekaterina Samuceviç dhe Maria Aljohina se veprimi i tyre ishte drejtuar vetëm kundër "njehësimit të kishës me autoritetet pushtetore".

0Në tekstin e aktgjykimit thuhet, se anëtaret e grupit Pussy Riot ishin plotësisht të vetëdijshme për karakterin ofendues të veprimeve të tyre. Në fakt, vetë të pandehurat kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur, se akti i tyre ishte thjesht "deklaratë politike e shprehur në formë artistike". Megjithatë, gjykata vendosi se këngëtaret e grupit Pusy Riot kanë kryer një krim dhe se korrigjimi i tyre është i pamundur pa izolim nga shoqëria. Vendimi i saj mund të ankimohet brenda 10 ditëve.