Ambasada ruse në Londër iu nënshtrua sulmit nga një grup personash, ndërtesa pësoi dëmtime mjaft të ndjeshme.

"Në natën e 16 gushtit në të gdhirë të datës 17 Departamenti Konsullor i Ambasadës ruse në Londër u sulmua nga një grup i madh njerëzish që hidhnin me zë të lartë parulla të drejtuara kundër qeverisë së Sirisë dhe qëllonin godinën me gurë kalldrëmi, - thuhet në njoftimin e misionit diplomatik.

0Siç deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Moska e vlerëson sulmin e ndërmarrë mbi Ambasadën e Rusisë si një tjetër rast të shkeljes së parimit të paprekshmërisë së misioneve diplomatike në Londër.