0Pavarësisht nga fakti se në këtë Republikë Patriarku mbërriti me ftesë të Mitropolitit Saava - Kreut të Kishës Orthodhokse polake, kjo vizitë ka shkaktuar një zhurmë e bujë të vërtetë në qarqet katolike dhe ato politike të vendit.

Në Poloni vizita e Patriarkut Kirill ka shkaktuar gjithashtu debate të stuhishme edhe në qarqet publike. Dikush e vlerëson atë si politike. Dikush tjetër është mëse i sigurt se ajo është më tepër fetare. Por në përgjithësi, besimtarët, pa hyrë në detaje të thella, thjesht i gëzohen faktit se mund të shikojnë, të paktën nga larg, Kreun e një prej kishave orthodhokse me numrin më të madh të besimtarëve.

"Erdhi koha për të harruar të gjitha qejfmbetjet dhe për të falur njëri-tjetrin" - këto fjalë u artikuluan nga Patriarku Kirill në takimin me Presidentin Bronislaw Komorowski.

- Për popujt e Rusisë dhe Polonisë është shumë e rëndësishme që të jenë së bashku pikërisht tani, kur vlerat tradicionale, me të cilat është i lidhur identiteti ynë i krishterë, ndodhen nën kërcënim. Po gërryhen, po zbehen nocionet tradicionale të familjes, po propagandohet haptazi mënyra mëkatare e jetesës. Dhe kjo nuk mund të lerë indiferentë të gjithë ata që e quajnë veten të krishterë. Sot ne duhet të mbledhim forcat me qëllim që të dëshmojmë bashkarisht të vërtetën e Perëndisë. Dhe para kësaj detyre të madhe duhet të largohen nga jeta jonë e sotme të gjitha qejfmbetjet, ofendimet dhe zhgënjimet që na mbetën trashëgim nga e kaluara.

Nga ana vet Presidenti polak Bronislaw Komorowski vuri në dukje, se ne jemi të obliguar ta ndjekim këtë rrugë të unitetit së bashku, pasi kjo do t’i sjellë të mira jo vetëm popujve tanë, vendeve tona, por do të jetë dhe për të mirën e gjithë botës, e cila sot është kaq e përçarë, saqë ka nevojë për shembullin e spikatur të faljes reciproke dhe ndërtimin e një vëllazërie të fortë.

- Historia ka argumentuar tashmë në mënyrë të përsëritur se që komunikimi të jenë i përhershëm, ai duhet të ketë rrënjë të forta dhe të thella. Rruga drejt pajtimit është, para së gjithash, komunikimi i bazuar në vlerat të tilla themelore si liria dhe përgjegjësia, dashuria ndaj të afërmit dhe falja. Pikërisht kjo mund të na çojë ne me siguri drejt të ardhmes së përbashkët. Për kishat e krishtere përkujdesi për themelet morale të bashkësive njerëzore është një detyrë jashtëzakonisht e rëndësishme, thelbësore. Pasi vetëm ato janë në gjendje të prekin ndërgjegjen e njeriut, ta bëjnë atë të kuptojë të afërmin. Jam mëse i bindur se kishat mund të ndezin sot atë dritë që do të ndriçojë rrugën e pajtimit në mes të popujve dhe shoqërive.