0Në njoftimet e dukura thuhet se ky aksion proteste u zhvilluan nga “Anonimous-it” moskovitë.

Më herët, të premten në mëngjes, pasagjerët e metrosë së Moskës parandaluan tentativën e një akti rrugaçërie të planifikuar në mbështetje të punk grupit Pussy Riot: rreth 08:00 (me orën e Moskës) dy djem të rinj veshën balaklava në kokat e partizanëve prej bronzi të kompozicionit skulptural të vendosur në stacionin radial “Bjelloruskaja” të metrosë, të ngjashme me ato, me të cilat pjesëmarrëset e "punk-lutjes" debutuan paturpësisht në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Këto veprime provokuan reagimin e zemëruar e plot indinjatë të pasagjerëve të metrosë, të cilët i zbritën me detyrim rrugaçët nga bazamenti i monumentit dhe hoq balaklavat nga kokat e partizanëve. Huliganët dhe fotografët u ndaluan nga pasagjerët dhe iu dorëzuan policisë.

Më 21 shkurt të vitit 2012 disa anëtare të punk grupit Pussy Riot, me fytyra të mbuluara me maska (balaklava), organizuan në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar një performancë anti-Putiniane. Ky veprim shkaktoi një protestë të madhe publike. Rasti penal ndaj tyre u iniciua në bazë të nenit 213 të Kodit Penal (huliganizëm, akt rrugaçërie), dënimi maksimal sipas të cilit parashikon privimin nga liria deri në 7 vjet. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve u arrestuan tre anëtare të grupit - Nadiezhda Tollokonnikova, Ekaterina Samuceviç dhe Maria Aljohina.

0Gjykata Hamovniçeskij (Khamovnichesky) e Moskës të premten (më 15:00 sipas orës së Moskës) do të shpallë aktvendimet për tre anëtaret e punk grupit Pussy Riot, të akuzuara për sjellje të çrregullt (rrugaçëri) në lidhje me aktin skandaloz në tempullin e Krishtit Shpëtimtar.