Beogradi shprehet i gatshëm për dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, por tani për tani nuk dihet se kur dhe në çfarë forme do të rifillojë ai. Siç deklaroi Kryeministri serb Ivica Daçiç, tema në fjalë do të diskutohet më 4 shtator në Bruksel në rrjedhën e takimeve të tij me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

"Aktualisht madje as që është përcaktuar rrethi i çështjeve që do të duhet të diskutohen. Është i panjohur edhe vetë formati i bisedimeve", - u tha gazetarëve Ivica Daçiç.

0Kryeministri vuri në dukje gjithashtu se Beogradi "është i gatshëm që tani për bisedime me Prishtinën", duke theksuar në të njëjtën kohë se qëndrimi i Serbisë përkatësisht Kosovës dhe Metohisë mbetet i pandryshuar - Beogradi nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e republikës së vetëshpallur.