0Pas përfundimit të Olimpiadës mediat britanike po zbaviten duke nxjerrë përfundime. Ato shprehin krenari që përfaqësuesja e vendit të tyre zuri vendin e tretë në tabelën e përgjithëshme të klasifikimit, sa i përket numrit të medaljeve të arta, dhe tani po kërkojnë ta çimentojnë këtë sukses. Në të vërtetë, duke provuar mekanizma të ndryshëm përllogaritje të numrit të medaljeve, ato po pësojnë dështim pas dështimi, sepse çfarëdolloj sistemi i ri që propozohet, prapë se prapë, në vend të parë, apo qoftë edhe në vendin e tretë që kanë britanikët, del përfaqësuesja e Rusisë. Ndër të tjera, botimi "The Guardian" vendosi t’i vështrojë Lojrat Olimpike me syrin e rivalitetit gjeopolitik dhe të marrë parasysh në përcaktimin e ekipit më të mirë olimpik GDP-në e vendit, numrin e popullsisë, numrin e sportistëve të përfaqësueses olimpike dhe vetëm më pas edhe numrin e medaljeve të fituara. Si rezultat, del që gërshetimi i këtyre faktorëve nxjerr më të suksesshme Rusinë. Në këto e sipër, eksperti amerikan Xhoshua Kiting vendosi të sjellë ndërmend Bashkimin Sovjetik. Sipas përllogaritjeve të tij, ish republikat e BS-së të marra bashkërisht, kanë fituar 163 medalje në Londër. Gjithësesi, këto medalje, ndër të tjera, vërtet që mund të konsiderohen si “sovjetike”, sepse gjatë 21 viteve pas shpërbërjes së BS-së, në jetën e ish-republikave shumë gjëra kanë ndryshuar, por jo shkollat sportive, është i mendimit gazetari sportiv Andrei Mitkov:

- Në sportin rus, si edhe në sportin e republikave të tjera, nuk kanë mbetur më sportistë që janë përgatitur, mësuar e trajnuar në sistemin sovjetik. Fragmentet e fundit të shkollës sovjetike të sporteve u panë në Olimpiadën e vitit 2004 në Athinë. Porse shkolla e trajnimit, padyshim, që ka mbetur ajo sovjetike. Nga kjo pikëpamje, suksesi ynë në Lojrat Olimpike të Londrës është meritë e trajnerëve të shkollës sovjetike. Dhe ne duhet të përkulemi me nderim para këtyre njerëzve, që brez pas brezi kanë rritur kampionë. Njëri prej tyre është, për shembull, Evgeni Zagorullko, i cili pati përgatitur midis të tjerëve edhe kampionen Tamara Bikova, nxënësit e së cilës tani, në çdo Olimpiadë fitojnë medalje të arta në kërcim së larti. Fjala është për Elena Elesinën, kampione në vitin 2000, Andrei Silnov më 2008, apo Anna Çiçerova më 2012.

Sipas llogaritjeve të ekspertëve, diferencimi përfundimtar i shkollave sportive në gjithë republikat post-sovjetike do të ndodhë në Olimpiadën e vitit 2020. Në këtë kohë trajnerë do të bëhen ata sportistë, që kanë fituar në Olimpiadat e viteve 2004 dhe 2008.